Ҫerdhet dhe shkollat ndërtohen pa analizë seizmike të tokës

Ҫerdhet dhe shkollat ndërtohen pa analizë seizmike të tokës, alarmojnë nga Instituti Seizmologjik.

Për ҫerdhe dhe shkolla, Ligji për ndërtim nuk parashikon kontrolla mbi performancën si për ndërtesat e administratës publike që konsiderohen si ndërtesa me interes shtetëror, shkruan sakamdakazham.mk, transmeton Portalb.

“Kontrollohen vetëm projektet, por në letër ata mund të tregojnë projekt të shkëlqyeshëm, kurse në teren të ndërtojnë krejtësisht diçka tjetër”, thonë nga Insitituti Seizmologjik.

Shteti mban llogari për sigurinë seizmike të ndërtesave, në të cilën është e vendosur administrata publike dhe institucionet tjera shtetërore, por jo edhe për objektet në të cilën vendosen ҫerdhet, shkollat ​​fillore dhe të mesme, alarmojnë ekspertët nga Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Inxhinierisë Seizmologjisë. Ata shpjegojnë se ҫerdhet dhe shkollat konsiderohen si objekte të kategorisë së dytë, për të cilat nuk zbatohen kriteret e rrepta që investitorët duhet t’i plotësojnë kur i ndërtojnë  objektet e kategorisë së parë.

Sipas Ligjit për ndërtim, ndërtesat e kategorisë së parë janë ndërtesa të rëndësisë së veçantë për shtetin dhe për ta leje ndërtimi lëshon organi kompetent për kryerje të punëve nga fusha e rregullimit hapësinor. Të tilla janë ndërtimet për organet e veҫanta shtetërore dhe agjencitë e fondet e themeluara nga RM-së, por jo edhe ҫerdhet dhe shkollat, të cilat sipas ligjit janë ndërtesa të rëndësisë lokale dhe për ta leje ndërtimi lëshon kryetari i komunës, respektivisht kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit.

Gjatë zbatimit 2.5 vjeçar të këtyre dispozitave të Ligjit për ndërtim, gjatë të cilit investitorët janë të detyruar të marrin mendim pozitiv, nga Isntituti thonë se nuk ka ndodhur që ndonjëherë t’i japin dikujt mendim negativ për ndërtim. Thonë se i kthejnë projektet në përpunim derisa nuk bëhen standarte për siguri seizmologjike të ndërtesave.

Në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2014, kur Ligji nuk parashikonte marrje të mendimit pozitiv nga Instituti, investitorët që të mund të merrnin leje ndërtimi, në komunë duhej të dorëzonin dëshmi për sigurinë seizmologjike të objektit të cilësdo firme, që merrej me atë problematikë. Dhe atëherë ekspertët paralajmëruan se sigurinë seizmologjike e garantojnë firma të dyshimta dhe shumë shpesh jokompetente.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button