MIA: Brukseli sërish do ti jep Maqedonisë rekomandim të kushtëzuar për anëtarësim

Komisioni Evropian në fillim të nëntorit, këtë vit do t’i publikojë raportet e sivjetshme për progresin e vendeve në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, me ç’rast Republika e Maqedonisë, sikur dhe vjet, e pret rekomandimin e ri të kushtëzuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, rekomandimi i ri me radhë i Eurokomisionit për fillimin e bisedimeve inkuadruese të Maqedonisë me BE-në, sipas burimeve të larta nga qeveria joformale e Unionit që insistojnë në anonimitet, si dhe vitin e kaluar do të jetë me kusht.

“Komisioni i jep rekomandim Maqedonisë, por e kushtëzuar me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe me implementimin e reformave urgjente. Kjo çështje sërish do të hapet pas zgjedhjeve në prill të vitit 2016”, publikoi në konferencën e vitit të kaluar për shtyp në Bruksel, komisari për bisedime për Johanes Han.

Kësaj radhe burimet e larta të MIA-s nga Komisioni, përgatitet tekst identik në raport me rekomandimin e tetë të KE-së për Këshillin Evropian në raport me Maqedoninë, vend-kandidat për anëtarësim në BE nga viti 2005, vetëm që kësaj radhe kushti është “zgjedhje kredibile dhe të pranuara parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016”.

Ndryshe, këtë vit për herë pasi që Maqedonia në vitin 2014 ka hyrë në fazë të parë nga Marrëveshja e stabilizim – asociimit me Bashkimin Evropian, këtë verë nuk ka mbajtur Këshill për stabilizim dhe asociim me Unionin në Bruksel. Ai është anuluar për këtë vjeshtë dhe akoma nuk ka paralajmërime dhe kur do të mbahet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button