KSHZ nuk ka të holla për tenderë të ri, Qeveria premton se do t’ia jep deri në zgjedhje

Me propozim/ rishikimin e dytë të buxhetit, për të cilin zhvillohen debate nëpër komisionet përkatëse të Kuvendit, buxheti i KSHZ-së edhe më tej qëndron në 104 milionë denarë (1,6 milion euro), siç parashihej me rishikimin e parë.

Atëherë, KSHZ-së iu shkurtuan rreth 400 milionë denarë nga buxheti i paraparë për vitin 2016-të nga 531.375.000 denarë. Atëherë, ministria e financave shpjegoi se buxheti i KSHZ-së është shkurtuar pasi nuk ka pasur datë të saktë për zgjedhje.

Ndërsa data e zgjedhjeve, 11 dhjetori u konfirmua pasi propozim- rishikimi i buxhetit tanimë kishte hyrë në debat publik, kështu që edhe shifra prej 104 milionë euro për KSHZ-në ka ngelur e njëjtë.

Megjithatë, ekziston mundësia që ajo të korrigjohet, kështu që pas mbarimit të debateve publike, propozim- rishikimi i buxhetit kthehet në Qeveri, që mund të propozoj buxhet më të madh për KSHZ-në.

“Pasi Kuvendi të merr vendim për shpalljen e zgjedhjeve, Ministria e financave ka mekanizma për t’i siguruar mjetet e nevojshme për zbatim të papenguar të zgjedhjeve” thonë nga Financat për “Meta”.

Prej atje, nuk u përgjigjën nëse do të sigurohet shifra që fillimisht ishte e paraparë me buxhetin e vitit 2016-të gjegjësisht 531.375.000 denarë, aq sa kërkonte KSHZ.

Nga KSHZ për “Meta” thonë se ende nuk është shpallur tender për furnizimin e materialeve votuese, e as ndonjë tender lidhur me zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button