Gjermani: Në proces një sistem i ri aplikimi për viza

Qeveria gjermane përmes një sistemi të ri aplikimi do t’i kundërvihet tregtisë ilegale me rezervimet e orareve të pritjes për aplikimet për viza në ambasadat gjermane. Kjo mësohet nga një njoftim i Rrjetit gjerman të Redaksive (RND). Duke iu referuar këtij njoftimi – siç shkruan agjencia e lajmeve DPA – Ministria e Jashtme po punon në një sistem të ri për rezervimin e orareve të pritjes për aplikim për viza, që duhet të garantojë “një shfrytëzim optimal të kapaciteteve si dhe evitimin e rolit të agjencive jo serioze për viza”, thuhet në një përgjigje të qeverisë ndaj kërkesës së grupit palramentar të partisë “E Majta” në opozitë. Ky sistem ndërkohë është në punim e sipër dhe pas një faze prove ai do të vihet në përdorim.

Ambasadat gjermane dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe në Kosovë, sipas këtij raporti, prej kohësh nuk e përballojnë dot fluksin e aplikimeve për viza. Në Liban, ku aktualisht vijnë shumë sirianë që kërkojnë mbrojtje, koha mesatare e pritjes për një aplikim për vizë është 15 muaj. Vazhdimisht refugjatët në rajon njoftojnë për ndërmjetësues të dyshimtë oraresh pritjeje në këmbim të pagesave në shuma të mëdha.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. A mundem te aplikoj per viz ne gjermani .pra viz pune jam studente e vitit dyt ne Universitetin e Gjakoves Dega Edukim fillor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button