Haradinaj: Në luftën kundër terrorit jemi bashkë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 15 vjetorin e sulmeve terroriste ndaj ShBA-ve, ka thënë se në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë jemi bashkë në çdo kohë.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se edhe në këtë ditë përkujtojnë të gjithë viktimat e këtij sulmi terrorist, dhe e ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave, mbarë popullin amerikan, si dhe me institucionet e shtetit të ShBA-ve.

“Koha ecën shpejt por dhimbja dhe përkujtimi për viktimat e pafajshme të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 ndaj ShBA-ve do të mbetet gjithmonë. Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë jemi bashkë, në çdo kohë”, ka shkruar ai./Shqiperiaime.al

Ju sjellim postimin e plote ne rrjetin Social Facebook :

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button