RDK përkujton 15 vjetorin e 11 shtatorit

“Duke përkujtuar ditën më të zezë për popullin amerikan, 11 shtatorin e vitit 2001, bota e civilizuar dëshmon vullnetin për mbrojtjen e vlerave të lirisë, drejtësisë, demokracisë dhe tolerancës”, thonë nga RDK.

Ata shtojnë se shqiptarët, anembanë botës e përjetuan thellë në shpirt ngjarjen e 11 shtatorit 2001 si dhembje për viktimat e pafajshme, por edhe si sulm terrorist kundër lirisë dhe demokracisë.

“Sot, 15 vjetë pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme, populli shqiptar kudo që ndodhet, është pranë popullit amerikan. Populli shqiptar në përgjithësi dhe Rilindja Demokratike Kombëtare në veçanti, solidarizohet me popullin amerikan dhe ndan dhimbjen me familjet e rreth 3 mijë viktimave të pafajshëm, në mes të cilëve kishte edhe shqiptarë. Rilindja Demokratike Kombëtare mbështet luftën e SHBA-ve kundër të gjitha fenomeneve të cilat kërcënojnë demokracinë, siç është terrorizmi dhe krimi i organizuar”, përfundojnë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button