Mbi 15.000 persona protestuan kundër masave të reja për kursim në Selanik

Rreth 15.000 njerëz dolën dje në protestën antiqeveritare në Greqi për shkak të planit të qeverisë majtiste për vendosjen e masave të reja shtesë për kursim.

Protestuesit kaluan nëpër qendër të Selanikut, duke mbajtur flamuj të zi dhe parulla kundër Qeverisë aktuale të kryeministrit Aleksis Cipras, transmeton Tanjug.

Greqia gjatë tetë viteve të fundit ballafaqohet me recesion dhe aktualisht kalon në rrethin e tretë të masave për kursim lidhur me paketën e ndihmës ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button