Kurban Bajramit, KMSH: Të shtohet mirëkuptimi!

Besimtarët mysliman kremtojnë në 12 shtator, Kurban Bajramin. Festë që mbart simbolin e sakrificës duke bërë kurban dhe shpreh devotshmërinë  besimtarëve për të ardhura Allahun.

Sipas kalendarit të publikuar nga Komuniteti Mysliman, falja e namazit do të kryhet në orën 07.00 të së hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish-Hotel Dajtit. Më pas, festa vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi, duke mbaruar me vizitat në shtëpitë e të afërmve dhe miqve.

E rëndësishme është për besimtarët që pjesë të prerjes së kurbanit, t’ua dhurojnë të varfërve dhe të solidarizohen me vështirësitë e tyre. Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Bruçaj tha se lutjet janë për të gjithë bashkëkombësit për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Bruçaj: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Të nderuar besimtarë. Në një ditë të tillë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira: qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Në këtë atmosferë festive këshillohet që të gëzojmë sa më shumë zemra, të shtrohen sofrat, të shtrëngohen duart e miqësisë, të vizitohen të afërmit, të sëmurët, si dhe të shkëmbehen dhurata.

Në vëmendje të besimtarëve duhet të jetë përkujdesja dhe ndihma  ndaj të të pamundërve, të sëmurëve dhe atyre që jetojnë në vështërsi ekonomike.

Bruçaj: Kjo është një festë që i përket gjithë njerëzimit, prandaj le të ndajmë me nevojtarët mirësitë materiale e shpirtërore. Të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pareshtur për mbarë njerëzimin; të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, vlerësimit ndaj njëri-tjetrit dhe ndihmës reciproke.

Në fenë islame, Kurbani rrit shpirtin bindës ndaj Allahut dhe besimtarët shfaqin adhurimin për të. Në aspektin social, prerja e kafshëve dhe ndarja e vakteve është shenjë e barazisë në shoqëri dhe ndikon për të kaluar hendekun midis shtresave të ndryshme shoqërore, duke i nxitur ata drejt bashkëpunimit. /Oranews

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button