U promovua libri “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë” i autorit Branko Manojllovski

Në ambientet e Këshillit të Komunës së Gostivarit mbrëmë u promovua libri “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë” i autorit Branko Manojllovski.

Në cilësinë e nikoqirit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vlerësoi lartë librin dhe kontributin e dhënë nga Branko Manojllovski në drejtim të vetëdijesimit të banorëve të Rekës së Epërme për origjinën e tyre shqiptare.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili para të pranishmëve mbajti një fjalim rasti.

“Vendbanimi nga vijë unë tradicionalisht miqësi ka pasur me Rekën e Epërme. Që në moshë të vogël jam rritur me njohuri mbi Rekën. Zajazi ka marrë pjesë në dasmat e Rekës dhe pa lodrat e Zajazit nuk janë bë dasmat. Me familjen e axhës Branko njihemi që para 80 vitesh. Ku u njoha xha Brankon. Vendoset përmendorja e Josif Bagerit, kryetari i Komunës ma dha listën me donatorët, në mesin e tyre e lexova edhe Branko Manojllovskin. E thirra Nevzat Bejtën dhe e pyeta se kush është ky. Ka gati 10 vite kjo punë. Nevzati mu përgjigj që e njihte dhe bashkë me Izet Mexhitin e kishin vizituar në Çikago të Amerikës. Xha Branko është njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj për ta thënë të vërtetën mbi shqiptarët e krishterë në Maqedoni. Ato janë vëllezërit tanë të një gjaku. Gjaku nuk bëhet ujë dhe gjaku nuk pihet”, tha mes të tjerash Ahmeti.

Recensuesja e librit, Arjeta Kadriu deklaroi që libri “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë”, i autorit Branko Manojllovski paraqet një libër të karakterit biografik dhe përshkrues, dhe se autori shërbehet me kujtesën e tij mbi zhvillimet në periudha të ndryshme në krahinën e Rekës së Epërme.

Redaktori i librit, Driton Zenku mes tjerash theksoi që Branko porosinë që e dha para plotë 5 vitesh, deshti që ta shkruaj dhe fjala e tij të ngelet si një dokument.

Të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për pjesëmarrje, autori i librit Branko Manojllovski.

“Këtu gjendet edhe nipi im Branisllav Sinadinovski me gruan e tij, Gordanën. Këtu janë edhe anëtarë të tjerë të familjes sime. Janë kunata ime dhe mbesa. Me fjalë tjera plasi akulli dhe tash ato janë me mua, sepse e kuptuan se e them të vërtetën. Kryetari Ali Ahmeti dhe kryetari Nevzat Bejta janë dy fletët e mi, dhe kur i shoh ato unë fluturoj si shqiponja dhe kaloi Korabin me vrap. Me nder qofshi”, u shpreh autori Branko Manojllovski.

Kryetari i Shoqatës Kulturore “Reka e Epërme”, Xhelil Rufati pasi përshëndeti të pranishmit, shprehu respekti për Branko Manojllovski i cili mori guximin të realizon një vepër e cila mund të quhet një monografi e vogël për Rekën dhe fshatin Kiçinicë.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe zëvendëskryeministrat Festim Halili dhe Arbër Ademi, ministrat Shiret Elezi, Driton Kuçi, Valdet Xhaferi, Pishtar Lutfiu dhe Bashkim Ameti, zëvendësministra të kabinetit qeveritar, deputetë, drejtues institucionesh, si dhe shumë mysafirë të ardhur nga qytete të ndryshme të Maqedonisë.

Promovimi i librit i cili është në tre gjuhë (shqip, maqedonisht dhe anglisht), u përmbyll me një koktej rasti në oborrin e Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button