Të enjten pritet raporti i PSP-së, të premten seancë për rastin “Puç”

Këtë javë, sipas agjendës së paraparë, janë të paralajmëruara dy ngjarje kryesore lidhur me punën e Prokurorisë Speciale Publike. E para është dorëzimi i raportit të dytë gjashtëmujor për punën e PSP-së, më 15 shtator, ndërkaq e dyta është e caktuar seancë në Gjykatën Penale për rastin “Puç“, më 16 shtator, të premten, njofton Portalb.

Katica Janeva raportin e dytë do ta dorëzojë me në përvjetorin e emërimit për prokure speciale dhe themelimit të PSP-së.

“Prokurori publik do ta dorëzoj raportin gjashtëmujor për aktivitetet e PSP, duke përfshirë edhe përshkrim për përparim në lëndët të cilat i heton kjo prokurori. Në një raport të tillë mund të mos vendosen materiale që sipas prokurorit publik duhet të ruhen si të besueshme, por do të sigurohen informata përkatëse për t’i arsyetuar harxhimet”, qëndron në paragrafin 2 të nenit 7 të ligjit për PSP.

Në lidhje me lëndën “Puç“, në të cilën, në mesin e të akuzuarve është edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski, seanca e fundit u mbajt më 2 mars, transmeton Portalb.

Prokuroria Speciale kërkoi shtyrjen e seancës kryesore të rastit “Puç“ për shkak se Gjykata ka refuzuar t’ia dorëzojë kopjen me dokumente dhe dëshmi elektronike me arsyetimin se bëhet fjalë për informata të klasifikuara. Seanca tjetër u caktua më 3 maj, por ajo fare nuk u mbajt, sepse në ndërkohë presidenti Gjorge Ivanov, më 12 prill, i abonoi 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Përndryshe, gjykimi i cili fillimisht ka nisur në gusht të vitit 2015 vazhdimisht është shtyrë për arsye të ndryshme. Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetëror, të akuzuar janë, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov i punësuar në komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button