Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën nga zjarri në një fabrikë në Bangladesh

Së paku 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 70 kanë marrë lëndime të rënda nga zjari, që shpërtheu mbrëmë në fabrikën për paketimin e veshmbathjeve në afërsi të kryeqytetit në Bangladesh, Daka, kumtoi policia lokale.

Dhjetëra punëtorë janë dërguar në spital për djegie, ndërsa zjarrëfikësit kanë vazhduar ta shuajnë zjarrin, i cili është përhapur në të katër katet e fabrikës.

“Zjarri ka shpërthyer kur punëtorët janë filluar të vijnë në punë, ka pasur rreth një qind persona në çastin kur ka filluar të digjet”, deklaroi përfaëqsuesi i fabrikës Mohamed Aktaruzhaman dhe shtoi se shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button