Ban Ki-mun: Ulja e tensioneve në Gadishullin Korean njëra nga detyrat kryesore të bashkësisë ndërkombëtare

Ulja e tensioneve në Gadishullin Korean është njëra ndër detyrat kryesore të bashkësisë ndërkombëtare, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun në një intrevistë për Asoshiejtid pres, njoftoi BTA.

Sipas tij në një periudhë prej dhjetë viteve si sekretar i përgjithshëm i KB-ve ai ka bërë përpjekje të mëdha për dialog me Korenë e Veriut, me të cilin duhet të kontrubuojë për paqen dhe stabilitetin mes Veriut dhe Jugut.

“Me keqardhje megjithatë duhet të them se asgjë nga ajo nuk u realizua për shkak të numrit të madh të situatave, të shkaktuara më shumë nga aktivitetet provokuese të koreanoveriorëve”, tha Ban.

Ai shtoi se Koreja e Veriut duhet ta ndryshojë kursin, si dhe të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare, e cila bën thirrje për denuklearizim të tërërishëm të Gadishullit Korean.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button