Edhe mbi 1.100 mësues të tjerë janë larguar nga puna sot në Turqi

Mbi 1.100 mësues të tjerë janë larguar sot nga puna, pasi dje autoritetet turke larguan nga puna 11 mijë profesor për shkak të lidhjes së tyre me kryengritësit kurdë, lajmëron BTA.

Largimet e reja nga puna të 1.151 mësimdhënësve ka të bëjë me rajonet Tunxheli dhe Van, ku jetojnë kryesisht banorë kurdë.

Disa qindra mësues u tubuan para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit në Tunxheli, me qëllim që të protestojnë kundër masave të vendosura.

Dje Turqia largoi nga puna 11.500 mësues, të dyshimtë nga Ministria e Arsimit, se janë të lidhur me aktivitetet e PKK-së, e cila nga autoritetet turke konsiderohet organizatë terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button