Hetime edhe në Itali për fatkeqësinë ajrore, trupi i Begajt do të dërgohet në Kosovë

Përveç hetimeve nga Prokuroria Publike në Maqedoni, edhe Prokuroria e Trevisos në Itali ka hapur rastin e fatkeqësisë ajore që ndodhi të martën në afërsi të fshatit Kozhe të rajonit të Shkupit, ku humbën jetën 6 shtetas italian, njofton TV21.

Nga avioklubi në Treviso që në pronësi të tij ishte avioni i vogël kanë theksuar për mediat lokale italiane se vështirë do të ishte të rikonstruohet se çfarë ka ndodhur. Xhon Tesari, instruktor i këtij klubi ka thënë se ky lloj avionësh nuk është i pajisur me kuti të zeza dhe shpesh ka më shumë se një shkak për fatkeqësi.

Nga Prokuroria Publike në Shkup theksuan se për shkak të vëllimit të materialit dhe nevojave të hetimeve, edhe sot ka vazhduar tërheqja e materialeve dhe provave të tjera nga vendi i ngjarjes.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është deklaruarlidhur me rastin, pasi që njëri nga viktimat e fatkeqësisë Visar Begaj është edhe shtetas i Kosovës dhe se familjarët e tij kanë kërkuar që varrimi të bëhet në Malishevë.

“Ambasada në koordinim të plotë me babain e viktimës, si dhe famijarët tjerë ka kërkuar që i ndjeri Visar Begaj me dëshirë edhe të familjes do të dërgohet për varrim në Kosovë. Këtë e kemi kërkuar edhe në mënyrë zyrtarte nga organet kompetente në Maqedoni. Po ashtu me sugjerimin tonë, familjarët janë drejtuar edhe për në Ambasadën e Italisë, ku ju është konfirmuar edhe atyre se dëshira e familjes është që të Visari të varroset në vendlindje. Në vazhdimësi të konfirmimit të viktimave si dhe identifikimit të tyre, babai ka dhënë mostrën e nevojshme të gjakut që të vazhdohet me procedurat tjera të nevojshme”, u shpreh Valon Krasniqi, Diplomat në Ambasadën e RKS në Shkup.

Zyrtari i ambasadës së Kosovës në Shkup gjithashtu ka theksuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e Maqedonisë dhe familjarët, ashtu që i ndjeri sa më shpejt të përcillet për varrim në Banjë të Malishevës. Ambasada e Kosovës me përfaqësues të saj në cilësinë e vëzhguesit  është përfshirë në hetimin e kësaj fatkeqësie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button