Berisha: Al Kapone është në qeveri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në Kuvend deklaratën e Ambasadorit të SHBA, Donald Lu. Diplomati i SHBA tha krahasoi situatën në Shqipëri me krimin e organizuar, duke sjellë shembullin e mafiozit Al Kapone në Amerikën e viteve 1930.

Sali Berisha tha se ka ndryshim të madh mes Amerikës së viteve ’20 kur u shfaq Al Kapone dhe situatës sot në Shqipëri.

“Dje ambasadori i SHBA foli për Al Kaponen dhe Amerikën e viteve 20. Ndryshimi prapë është shumë i madh. Dua tua them shqiptarëve.

Pse? Presidenti i viteve 20 nuk kishte asnjë lidhje me Al Kaponen. Është e vërtetë që ai ishte bërë i fuqishëm, por Presidenti qëndronte si shtyllë e pamposhtur e besimit të amerikanëve.

Kurse këtu Al Kapone është ushtar i super Al Kapones, i Edi Ramës. Kjo është fatkeqësia jonë. Këtu Al Kapone është kryeministër. Përdor fuqinë e ekzekutivit për të fuqizuar krimin”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button