Pezullohet ndalesa për burkinin edhe në një komunë të Francës

Gjykata administrative ka pezulluar ndalesën e burkinit që zbatohej në një komunë të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Administrative në Lile ka bërë të ditur se e ka pezulluar ndalesën e burkinit që zbatohej nga Komuna Touquet e cila gjendet në veri të Francës.

Gjykata ka vendosur se ndalesa në Komunën Touquet, e cila është nën drejtimin e republikanëve, parti kjo e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, “dëmton në masë shumë të madhe të drejtat dhe liritë individuale”.

Debati në lidhje me burkinin e femrave muslimane në Francë kishte filluar muajin e kaluar kur një shoqatë femrash në Marsej mori me qira një pishinë për një ditë dhe i paralajmëroi pjesëtaret e shoqatës që mos të vinin me bikini për shkak se në pishinë gjenden edhe trajnues meshkuj.

Aktiviteti që planifikohej të organizohej në shtator, ishte anuluar nga drejtuesit e pishinës dhe Komuna Pennes-Mirabeau me arsyetimin për siguri.

Pas ngjarjes në Marsej, edhe komunat e Kanës dhe Villneuve-Loubet në brigjet jugore të vendit si dhe shumë bashki të tjera, po ashtu e ndaluan burkinin në plazhe.

Nga ana tjetër, Gjykata e Larë në Francë, pas apelit të Ligës së të Drejtave të Njeriut dhe Shoqatës për Luftimin e Islamofobisë në Francë, e kishte anuluar ndalesën e burkinit të iniciuar nga Komuna Villeneuve-Loubet dhe të futur në fuqi nga Gjykata Administrative e Nices.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhej se veshja e preferuar e disa personave në Villeneuve-Loubet nuk ka prishur rendin publik dhe se pa pasur rreziqe në plazhet e komunës nuk do të zbatohet një ndalesë e tillë.

Edhe pse vendimi i Gjykatës së Lartë përbën një precedent, disa komuna kishin vazhduar me zbatimin e ndalesës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button