Aksident hekurudhor në Spanjë, 4 të vdekur dhe 47 të lënduar

Së paku katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 47 të tjerë janë lënduar në fatkeqësinë hekurudhore në afërsi të stacionit të hekurudhës Porrino, në qytetin Pontevedra në veriperëndim të Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët qeveritarë njoftuan se aksidenti ndodhi në orën 9:30 sipas kohës lokale gjatë udhëtimit në relacionin Vigo-Porto kur treni doli nga binarët dhe u përmbys. Pasi treni doli nga binarët dy vagonë u përmbysën.

Në tren gjendeshin 63 pasagjerë, drejtuesi i tij dhe makinisti. Treni nga Vigo u nis rreth orës 09:00 dhe në Porto duhej të mbërrinte pas dy ore. Ai i përket kompanisë portugeze të hekurudhës Comboios de Portugal.

Është hapur hetim lidhur me këtë fatkeqësi. Në terren gjenden mjekë dhe helikopterë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button