Njeriu më i vjetër në botë, 120-vjeçar, tregon dy sekretet e ҫuditshme të jetëgjatësisë

Murgu indian 120-vjeҫar Swami Sivananda tregon se dy sekretet e tij të jetëgjatësisë janë jeta e gjatë pa seks dhe yoga e përditshme.
Sivananda ka lindur më 8 gusht, 1896, sipas pasaportës. Nëse kjo është e vërtetë, jeta e tij ka prekur tre shekuj, por pavarësisht kësaj, gjithҫka që e mban në formë janë ushtrimet me yoga për disa orë në ditë, njofton RevistaClass.
Pasi humbi dy prindërit kur ishte vetëm 6 vjeҫ, 120-vjeҫari u rrit nga të afërmit që e ushqyen me një qetësi shpirtërore të lartë, para se ai të transferohej në Varanasi. Tani, Sivananda po aplikon për t’u regjistruar në librin e rekordeve Guinness, për të vërtetuar se është mashkulli më i vjetër në botë. Pasi vdiq japonezi Jiroemon Kimura, në korrikun e 2013-ës në moshën 116-vjeҫare e 54 ditë, Sivananda është i vetmi mashkull me moshën më të madhe në botë.

Sipas autoriteteve indiane, pasaporta e murgut është origjinale dhe mosha e tij është e saktë nga regjistri themelor, edhe pse pranojnë se mund të jetë e vështirë për të verifikuar moshën e tij të vërtetë.
Sivananda, nga qyteti i Varanasi-t, është rritur në një varfëri ekstreme dhe zgjodhi të bëhej murg. Që nga ajo kohë, vendosi të merret me disiplinën e yoga-s: “Vendosa të kem një jetë të thjeshtë dhe të disiplinuar. Ha gjëra shumë të thjeshta – vetëm ushqime të ziera pa yndyrë, erëza ose oriz me perime” – thotë ai për AFP, pas dy orë stërvitje yoga në Kalkutë, qytet në Indinë Perëndimore ku ai kishte shkuar për një vizitë të shkurtër.

Sivananda, gjatë kësaj vere është pushtuar nga mediat, madje “Times of India” ka shkruar ndër të tjera se pamja e tij e jashtme e tregon 50 vjet më të ri se mosha që ka në të vërtetë. Por nuk i ka pëlqyer asnjëherë publiciteti, madje as edhe të aplikonte për t’u regjistruar në Guinness. Ishte vetëm këmbëngulja e miqve dhe e ndjekësve që e bënë atë të merrte këtë vendim për veten.

Me trupin fit pa asnjë komplikacion shëndetësor, Sivananda bën një jetë të pavarur dhe udhëton vetëm me tren.

Meqë është i rritur në një zonë indiane pa energji elektrike, makinë apo telefonëa, tregon se nuk është aspak entuziast për teknologjinë dhe preferon të bëje jetën e vet: “Më parë, njerëzit ishin të lumtur me pak gjëra. Ndërsa në ditët tona, nuk janë të lumtur, janë të pashëndetshëm dhe aspak të sinqertë, gjë që më shqetëson shumë”,- tregon ai, sepse Sivananda: “Unë dua vetëm që njerëzit të jenë të lumtur, të shëndetshëm dhe në paqe.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button