Shilegov: Projekti “Shkupi 2014” i rrezikshëm për jetën e qytetarëve

Shirat e fundit dëshmuan se “Shkupi 2014”, projekti megaloman i Nikolla Gruevskit, përveç që është makinë për larje parash, është edhe e rrezikshme për sigurinë e qytetarëve të Shkupit, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, transmeton Portalb.

“Atë që e kishin paralajmëruar ekspertët, filloi të vërtetohet. Derisa arkitektët paralajmëronin për rreziqet, Gruevski dhe të dëgjueshmit e tij vazhdonin punën. Edhe përskaj fakteve për aplikimin e keq të planëve për ndërtim, deri më tani askush s’ka dhënë përgjegjësi. Çka duhet të ndodh që dikush të bart përgjegjësi”, tha Shilegov.

Ai ka pyetur deri kur shkupjanët do të frikohen nga shiu më i vogël. Sipas tij, opinion duhet ta dijë se cilat objekte nga projekti megaloman paraqesin rrezik.

“Dhe, në vend që të sqarohen para opinionit ata sulmojnë gazetarët. Por kot e kanë, nuk mund t’i fshehin pasojat katastrofale të projektit kriminal “Shkupi 2014”. Projekti po fundoset, ndërsa në sipërfaqe do të mbeten vetëm gënjeshtrat e Gruevskit”, shtoi Shilegov.

Gati tre ditë, ura te Ministria për Punë të Jashtme dhe ndërtesa e re e Fakultetit të Arteve Dramatike janë të bllokuar, sepse ekipet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” po e tërheqin ujin dhe fekalet nga objekti që po ndërtohet afër Fakultetit të Arteve Dramatike./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button