Meta në “Top Story”: Nuk më ka shkuar mendja të rrëzoj Edi Ramën

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u përgjigj në një sërë pyetjesh në emisionin Top Story, ku ndër tjerash tha se nuk i ka shkuar mendja ta rrëzojë Edi Ramën.

Unë dua t’iu garantoj të gjithëve se Ilir Metës nuk i ka shkuar mendja të bëjë 71 vota, pse duhet ta bëja që të heq Edi Ramën nga kryeministër? Nëse do të gjykoja se do të ishte një situatë ekstreme, do të dilja para qytetarëve dhe do të thoja se nuk do të qëndroja më në këtë qeveri. Unë jam ky politikan dhe kam këto rregulla, që kur jam ndarë nga Sali Berisha i kam dhënë dorën dhe jemi ndarë me falenderime për bashkëpunimin. Por ai u nervozua pas dy ditësh, puna e tij. Që nga ai moment unë i thash se do të bëja zgjedhjen time, duke i thënë se “çfarë problemesh të kesh për qeverinë dhe për ligjet, ne nuk mund të bëjmë asnjë veprim kundër, sepse do të ishte e pamoralshme”-tha Ilir Meta.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

Ndryshe, sipas Partia e Ilir Metës mbush 12 vjeç. Po megjithëse e re, ajo duket ndryshe nga dy partitë e mëdha. Nuk ka ideologji të mirëfilltë, por ka forcën të përcaktojë kush ideologji qeveris këtë vend prej vitit 2005-s. Por askush nuk e mohon dot, se pas forcës së LSI-së fshihen edhe ambiciet e forta personale të Ilir Metës. Ndaj, viti 2017 është viti kur forca e partisë së tij mund të përplaset me atë vetë: zgjedhja e Presidentit para zgjedhjeve të përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button