Mbjellje e frikës në mesin e qytetarëve

[Recension: KUJDES: Një çift i rrezikshëm ndjek fëmijë të vegjël nëpër Shkup me qëllim që t’i kidnapojë]

Teksti që e recensojmë përhap panik në mesin e qytetarëve për shkak se publikon informata të pakonfirmuara në lidhje me tentimet për kidnapim të fëmijëve në disa lagje të Shkupit. Ai bazohet në një status në “Facebook”, i cili edhe pse ishte publikuar në fund të tekstin, në ndërkohë është larguar. Një artikull me një pohim të këtillë serioz për sigurinë e fëmijëve, që e prek çdo prind, nuk mund të bazohet vetëm në një status në Facebook, por gjatë përgatitjes së tij është dashur të verifikohet se a ka pasur denoncim në MPB ose, të sigurohet deklaratë nga ndonjë prind i tanguar, që të vërtetohet vërtetësia e tij dhe më pas të paralajmërohen prindët. Në qoftë se ka pasur tentim për kidnapim, rasti, megjithatë është dashur denoncohet në MPB, e jo të shkruhet status në “Facebook”.

reporterLinku deri te artikulli origjinal: ВНИМАНИЕ: Опасна двојка демне мали дечиња низ Скопје со цел да ги киднапира

Data dhe koha e publikimit: 05.09.2016

Data e recensionit: 07.09.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

Теksti fillon me përshkrimin se kur dhe si ka ndodhur tentimi për kidnapim, vërtetësia e të cilit nuk është konfirmuar. Për këtë tentim për kidnapim nuk ka dëshmi nga prindi i fëmijës që përmendet, e rasti as që është paraqitur në polici. Në qoftë se ky përshkrim gjendej në buletinin e MPB, do të mund të konfirmohej vërtetësia, mirëpo kështu, pa shfrytëzimin e burimeve të vërteta të informatave, kjo nuk mund të konfirmohet.

“Dje mbrëma, rreth orës 7 në lagjen 11 Tetori në Kisella Vodë, deri sa kanë qenë duke luajtur fëmijë të moshës rreth 10-vjeçare, u është afruar një veturë Opel Astra karavan, me ngjyrë të kaltër të errët, pa targa, ku ka pasur një burrë dhe një grua, të cilët u kanë ofruar lojëra fëmijëve me qëllim që t’i tërheqin në veturë. Në atë moment njëri nga fëmijë ka ardhur deri te vetura dhe burri (shoferi) ka tentuar ta fusë mbrenda duke përdorur forcë”.

Në artikull shkohet edhe një hap mëtutje duke theksuar se tentime të këtilla për kidnapim ka pasur edhe në vende të tjera përveç Kisella Vodëse. Për përhapjen e panikut dhe të frikës në mesin e qytetarëve, kontribuon edhe ajo se teksti që u bën apel prindërve të kenë kujdes me fëmijët e tyre për shkak se “nuk zgjidhet koha dhe vendi për kidnapim”, diçka që çdo prind e di.

“Ka informata se raste të këtilla me veturën e njëjtë dhe personat e njëjtë patrullohet në zonën e Kisella Vodës dhe më gjerë. U apelohet prindërve që të kenë kujdes me fëmijët e tyre, ku i lëshojnë të luajnë dhe të shëtisin, për shkak se disa njerëz nuk zgjedhin kohë dhe vend për kidnapim”.

Statusi në të cilin bazohej ky tekst u shpërnda shumë nëpër rrjetet sociale, mirëpo kjo mund të jetë vetëm nxitje për t’u shqyrtuar rasti në institucionet kompetente dhe në qoftë se nuk ka informata relevante, të mos bëhet tekst gazetaresk prej tij.

Detyrë e gazetarit është ta hulumtojë vërtetësinë e pohimeve, që qytetarët të informohen drejtë. Pa dëshmi, deklarata, konfirmim nga institucionet nuk mund të përcaktohet vërtetësia e statusit në “Facebook” dhe nga kjo nuk mund të bëhet tekst gazetaresk, por vetëm nxitet mbjellja e frikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button