Sulmohen fizikisht dhe verbalisht ekipet e TV21 dhe A1on (Video)

Shtyrje, fyerje dhe kërcënime janë bërë kundër ekipeve të gazetarëve të TV21 në Maqedoni dhe A1on

Ata ishin duke incizuar liqenin nga ujërat e zeza cila ka ndodhur në vendin e ndërtimit përballë ndërtesës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Persona të pa legjitimuar kanë tentuar t’i përzënë ekipet e gazetarëve, pastaj, pasi ekipi u ka shpjeguar se ata nuk kanë të drejtë t’i thyejnë kamerat, ata me guxim u përgjigjen: “Do tua thyej bre”.

Personi tha se toka është private, edhe pse kjo i është dhënë në mënyrë shtetërore një kompanie nga ishujt Virgin.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, më herët u njoftua se ndërtesat e reja baroke në Shkup janë në gjendje kritike nga shiu i madh, përderisa edhe toka përreth godinës ka filluar të rrënohet edhe rreth disa objekteve.

Gjendje më kritike është përreth godinës së Ministrisë për Punë të Jashtme (MPJ), dhe Zyrës së policisë financiare dhe për shkak të sigurisë policia bllokoi të gjitha lëvizjet përreth godinave. /21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button