Tiranë, hidhet nga kati i 6 i riu 23 vjeçar
Hidhet nga kati i 6 i një pallati, një i ri nga Lapraka.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se një ditë më parë në orën 06:30 të mëngjesit në zonën e Laprakës, Arnold Sh., 23 vjeç me arsim të lartë i ka dhënë fund jetës.
Sipas policisë, i riu në kushte depresioni është hedhur nga kati i 6 i banesës, ku ka humbur jetën. Pas ngjarjes, policia tha se, dosja i ka kaluar Prokurorinë së Tiranës. /TOPNEWS.AL