Beograd: në fund të vitit – paditë e para për UÇK-në

Paditë e para për krime të pretenduara të luftës të UÇK-së do të ngrihen në fund të këtij vitit, shkruan sot gazeta “Politika” e Beogradit.
Kryeprokurori i Gjykatës Speciale për krime lufte të kryera kundër serbëve në Kosovë në 1998 dhe 1999, David Schwendiman tha se ndoshta deri në fund të vitit do të ngritën aktakuzat e para kundër anëtarëve të UÇK-së të dyshuar për trafikim të organeve.

Ai gjithashtu njoftoi vazhdimësinë e zbatimit të hetimit dhe së shpejti do të vizitojë rajonin.Sipas informatave jozyrtare Nemanja Stjepanoviq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, deri më tani ka përgatitur padi kundër tetë personave, pjesëtarë të UÇK-së. Ai thotë se informacioni mbi akuzat nuk bëhen publike për arsye sigurie dhe se sfida më e madhe për prokurorët e Gjykatës Speciale do të jetë mbrojtja e dëshmitarëve.

Gjykata Speciale financohet nga BE-ja dhe vepron mbi bazën e juridiksionit të Kosovës. Gjykata Speciale për Kosovën do të jetë e vendosur në Holandë dhe në të pritet të gjykohen disa nga eksponetët e UÇK-së, ndaj të cilëve dyshohet të kenë qenë të involvuar në krime lufte gjatë dhe pas luftës në periudhën 1999 – 2000.

Gjykata Speciale pritej të niste nga puna në janar të vitit 2015, por kjo u shty për shkak të krizës politike në Kosovë dhe krijimit të qeverisë vetëm gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button