Poposki: Afati kohor për anëtarësim në BE është sinjal i mirë për paqe dhe stabilitet të Ballkanit

Për Maqedoninë, edhe pse tregimi me anëtarësimin në Bashkimin Evropian zgjat më gjatë, megjithatë, ajo paraqet garancë më të mirë për një të ardhme të qetë dhe prosperuese të Ballkanit, porositi zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në panel-diskutimin për të ardhmen e Ballkanit në Bashkimin Evropian që u mbajt në suaza të Forumit të sivjetëm strategjik  të Bledit në Slloveni.

“Koha është faktor kyç. Tregimi ynë zgjat shumë vite, ndërsa anëtarësimi ende nuk është në pah. Ka standarde të ndryshme për shtetet anëtare dhe kandidate. Dikush do të thotë se ajo është normale dhe për atë është më mirë të jemi anëtare. Por, në ndërkohë, nuk mundeni të mendoni  ndonjë shteti të BE-së t’i problematizohet ekzistimi dhe të drejtat bazë të qytetarëve të tij, por për kandidat, ajo është tërësisht e pamundur”, theksoi Poposki.

Ashtu siç është theksuar në kumtesën e MPJ-së, sipas tij, nuk është zgjidhje, ashtu siç tha, të ulemi dhe vetëm të ankohemi. “Por, e drejtë është të bëhet një vlerësim strategjik në BE për interesin dhe dëmet nga anulimi i procesit. Madje edhe gjatë kushteve të sfidave të brendshme, në BE duhet të promovohet integrimi i Ballkanit”, potencon ministri Poposki.

Ai konsideron se sot rregullat për anëtarësim kanë ndryshuar. “Projekti më i madh paqësor në kontinentin më të vjetër i ashpërsoi kriteret  e procesit për zgjerim, dhe tani më  nuk është e mjaftueshme vetëm vendosje të ashpër e demokracisë funksionale dhe ekonomisë së parimeve të tregut”, tha Poposki.

Për atë, sipas tij duhet të definohet korniza kohore, të vendosen standardet se sa kohë mundet një shtet të mbahet si kandidat për anëtare, deri në momentin e fillimit dhe përfundimit të negociatave inkuadruese. “Ashtu do të sigurohen edhe paqja dhe siguria rajonale  afatgjate”, shtoi Poposki.

попоски хојт ји

Gjatë Forumit, Poposki ka realizuar takime bilaterale me ministrat e punëve të jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Sllovenisë, Serbisë dhe Turqisë, si dhe me sekretarin francez për Çështje Evropiane Harlem Dezir, ndihmës sekretarin amerikan për Evropë Hojt Ji dhe sekretaren parlamentare kanadeze të ministrit të Punëve të Jashtme Pamela Goldsmith Xhons.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button