Janë gjetur pjesët e aeroplanit të rrëzuar, telefona mobil dhe pasaporta

Krahu me një gomë, kutia elektronike metalike, dy telefona celular, harta për udhëtim dhe një dokument udhëtimi italian, kanë gjetur deri më tani institucionet kompetente të cilët kanë kryer ekspertizë në vendin afër fshatit në rrethinë të Velesit, Kozhle, ku dje pasdite u rrëzua aeroplani privat “Pajper”, me ç’rast jetën e humbën gjashtë udhëtarë.

Ministria e Punëve të brendshme (MPB) kumtoi se në koordinim me institucionet e tjera kompetente po ndërmerren masa dhe aktivitete për përcaktimin e të gjitha veçorive për fatkeqësinë e aeroplanit.

Pas veprimeve të ndërmarra fillestare në terren, ekipi profesionist i formuar gjatë natës, sot në mëngjes në orën 6:00 është nisur drejt vendit të fatkeqësisë me qëllim të vazhdimit të aktiviteteve në drejtim të sigurimit të vendit të ngjarjes, kryerjes së ekspertizës, dhe identifikimit të personave të vdekur, me qëllim të sigurimit të dëshmive të shkaqeve të fatkeqësisë së aeroplanit dhe vdekjes së udhëtarëve.

Për shkak të kushteve të këqija në terren, ekipet arritën në terren në orën 10:00 dhe më 10:30 ka filluar sigurimi i lokacioneve për shënimin krim-teknik të gjurmëve.

Ekipi në terren është përbërë nga Prokurori publik, përfaqësues nga Mjekësia ligjore, hetues nga Komiteti për hulumtim të fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze, si dhe nëpunës policor nga Sektori për hulumtime kriminalistike-teknike dhe ekspertizë të MPB-së, EUMNA pranë SPB Shkup, PPU nga SPB Shku, Njësisë për krim të dhunshëm, Sektorit për delikte seksuale dhe të gjakut, gjurmime dhe PPC.

MPB në kumtesë i paraqet aktivitetet nga momenti kur është lajmëruar për fatkeqësinë. Siç thekson, dje në orën 17:36, nëpunësi kujdestar policor nga QR për “Veri” në Njësinë për njoftim dhe komandë pranë SPB Shkup ka paraqitur se në aeroportin “Aleksandri i madh” Shkup, 10 kilometra drejt Velesit ka humbur aeroplani komercial me gjashtë udhëtarë në të. Sipas informatave të para nga Kontrolli i fluturimeve, thuhet në kumtesë, është njoftuar se aeroplani ka qenë privat i llojit “PAJPER PA 34” me shenja regjistrimi gjermane dhe se ka fluturuar nga Trevizo, Republika e italisë, ndërsa destinacioni i fundit ka qenë Prishtina. Mbi Republikën e Maqedonisë është dashur të kryejë fluturim dhe është paraqitur në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup për plotësim të derivateve.

Италијански авион 2

Rreth orës 18:45 minuta, shtojnë nga Ministria, me telefon nga SPB Veles është marrë informatë, se një banor nga fshati Kozhle, ka paraqitur në SPB Veles, se në atarin e fshatit, komuna Petrovec – Shkup ka dëgjuar shpërthim, pas çka rreth orës 20 nëpunës policorë nga SP “Petrovec”, së bashku me banorë vendas nga Kozhle kanë gjetur mbetje nga aeroplani në vendin e quajtur “Jellovica” në atarin e fshatit.

Siç informojnë nga MPB, menjëherë pas paraqitjes në ora 18:45 minuta është aktivuar Sektori për operacione speciale policore, prej ku janë anagzhuar 50 nëpunës policorë me 10 automjete nga Njësia për detyra speciale, si dhe 120 nëpunës policiorë me 15 automjete motorike nga Njësia për sistemim të shpejtë.

Pas gjetjes së aeroplanit nga ana e nëpunësve policorë nga NJDS është kryer sigurim i perimetrit të vendit të ngjarjes, është njoftuar prokurori publik nga PTHP Shkup, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, pas çka është kryer edhe fotografim i parë, por për shkak të mungesës së kushteve për kryerjen e ekspertizës, në pajtim me drejtimet nga prokurori publik është planifikuar të vazhdojë sot në orët e hershme të mëngjesit. Po ashtu pas marrjes së informatës është njoftuar edhe Ndihma urgjente policore dhe Njësia zjarrfikëse nga Shklupi. Për shkak rë pamundësisë së qasjes në terren dhe kushte e këqija kohore, ekipi i Ndihmës urgjente mjekësore ka arritur në vendin e fatkeqësisë rreth orës një pas mesnatës, ndërsa ekipi i njësisë zjarrfikëse pasi ka arritur në Kozhle është kthyer prapa, pasi nuk ka pasur nevojë për intervenim të tyre.

Aktivitete për ndriçimin e aksidentit të aeroplanit ndërmori edhe Prokuroria Publike.

“Pas informatave të marra, prokuroria në koordinim me institucionet kompetente ndërmerr masa për verifikimin e vendit të aksidentit, sigurimit të tij dhe veprime të mëtutjeshme. Njëkohësisht grumbullohen të dhënat dhe faktet relevante në drejtim të verifikimit të shkaqeve për aksidentin”, kumtoi Prokuroria Publike dhe paralajmëron për informata më të hollësishme shtesë.

Италијански авион мапа

Sipas mediave italiane, shkakun për rrëzimin e aeroplanit do të duhet ta konfirmojë një ekip ekspertësh, pasi “Pajper” nuk ka kuti të zezë.

Aeroplani “Pajper Pa 34-200 T Seneka” me shenja kombëtare gjermane, e aeroklubit amator sportiv “Trevizo” së bashku me tre aeroplanë tjerë të klubit dje pasdite kanë fluturuar nga Trevizo. Kanë planifikuar të udhëtojnë Në Prishtinë, ndërsa mbi Maqedoni është dashur të kalojë dhe është paraqitur në aeroportin “Aleksandri i Madh” – Shkup për t’u furnizuar me derivate

Siç njoftojnë mediumet italiane, aeroplanin privat e ka drejtuar piloti Francesko Montanjer, kryetar i aeroklubit amater sportiv “Trevizo”. Me të ka qenë edhe nënkryetari i klubit Dario Bastasin, Luka Sale Mule dhe Angelo Kalegari, si dhe Ilaria Bertio dhe Visar Begaj nga Kosova, të cilët kanë pasur edhe shtetësi italiane.

“Nga Trevizo u larguan katër aeroplanë me 20 udhëtarë. Ata duhej të arrinin në Kosovë në manifestimin e përvjetorit të parë të aeroklubit të atjeshëm që u themelua me mbështetjen e aeroklubit nga Trevizo. Ajo që deri tani është e sigurt është se tre aeroplanë kanë arritur, ndërsa një është rrëzuar me siguri për shkak të kushteve të këqija të motit”, deklaroi Mauricio Patueli nga aeroklubi “Trevizo”, transmetojnë mediumet italiane, sipas të cilëve aeroplani i ka pasur të gjitha lejet për fluturim.

Kushtet e motit për fluturimin e aeroplanit të rrëzuar, shkruajnë mediumet, kanë qenë të këqija me shi, erë dhe dukshmëri të zvogëluar. Fluturimet si ajo e djeshme nga Trevizo për në Shkup, i gjatë 800 kilometra nuk janë të zakonshme për pilotët nga aeroklubi “Trevizo”, por piloti Montanjer ka qenë me përvojë me qindra orë fluturimi. Pilot ka qenë edhe i ndjeri Dario Bastasin, i cili para dhjetë viteve ka pasur një incident të vogël gjatë aterimit në Trevizo, pa pasoja të mëdha. Tragjedia e fundit ku është përfshirë një aeroplan i aeroklubit “Trevizo”, shkruajnë mediat italianë, ka ndodhur më 17 maj 2001 në Beluno.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button