LSDM kërkon përgjegjësi nga pushteti për përmbytjet

LSDM sot edhe njëherë kërkoi përgjegjësi nga pushteti për vërshimet dhe pasojat të cilat ato i shkaktuan dhe akuzoi se vlerësimi i dëmeve nuk ka përfunduar dhe nuk janë paguar dëmshpërblimet e premtuara dhe se jeta e qytetarëve nuk mund të kthehet në normale.

Zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov kërkoi edhe përgjigje për numrin përfundimtar të personave të vdekur në vërshime dhe hedhjen e spekulimeve se ka më shumë të vdekur se që është raportuar.

“Qytetarët akoma nuk mund ta kthejnë në normale jetën e tyre. Ndihma e njëfishtë në të holla për familjet e të vdekurve akoma nuk është paguar, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e kanë marrë avansin e premtuar. Një pjesë e madhe e banorëve shtëpitë e së cilëve u vërshuan jetojnë tek fqinjët, familjarët, pa vendbanim elementar”, tha Shilegov gjatë vizitës së fshatit Stajkovc.

Akuzoi për papërgjegjësi pasi që siç tha asnjë institucion nuk ka paralajmëruar për motin e ligë, por edhe për atë që rreth-rrotullimi në Stajkovc nuk u mbyll për komunikacion që ka shkaktuar që shumë qytetarë të mbeten të ngujuar në automjetet e tyre dhe pa ndihmë dhe më shumë persona të vdekur.

Sipas tij, nuk është respektuar as Protokolli i INTERPOLLIT për identifikimin e viktimave të pësuar në katastrofë, me marrjen e gjurmëve dhe analizës së ADN­-së.

“Përgjegjësi duhet pasur dhe do të ketë”, theksoi Shilegov gjatë vizitës në Stajkovc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button