Garet: Pres që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet, sot ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të 11 dhjetorit është shumë e rëndësishme, njofton Portalb.

“Nuk do ta kisha shfrytëzuar epitetin optimist ose pesimist në lidhje me  parashikimet e mia për zgjedhjet, do të kisha thënë se jam shumë i kënaqur që është arritur marrëveshje. Atë që do të kisha thënë për zgjedhjet është se janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë dhe me të vërtetë mendoj se do të mbahen”, tha Garet gjatë pyetjeve të gazetarëve, pasi që mbaroi takimin me ministrin e Drejtësisë Valdet Xhaferi, në të cilën u nënshkrua memorandum për bashkëpunim mes Qeverive të Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button