Ushtria turke sulme në veri të Irakut, 30 të vrarë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë njoftoi se gjatë sulmeve ajrore në Irakun verior ka vrarë 30 terroristë të PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionë të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) sot kryen sulme në pozitat e organizatës terroriste PKK në pjesën veriore të Irakut.

Avionët luftarakë në orët e pasdites kryen operacione në rajonin e malit Gara, në veri të Irakut.

Me këtë rast janë shkatërruar pozicione të caktuara të organizatës separatist terroriste dhe janë vrarë rreth 30 terroristë, në mesin e të cilëve gjenden edhe persona të rangut të lartë ushtarak.

Avionët e Forcave të Armatosura të Turqisë edhe gjatë ditëve të kaluara kanë kryer disa sulme në pozita të organizatës terroriste PKK në pjesën veriore të Irakut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button