PSP prej sot do të punojë në hapësirat e reja

Prokuroria Speciale Publike (PSP), prej sot edhe zyrtarisht do të vazhdojë me hetimet për rastet që lidhen me përgjimet e paligjshme në hapësirat e reja në rrugën “Franklin Ruzvelt”, njofton Portalb.

Mëngjesin e sotëm, shihet përforcim i forcave të sigurimit nga radhët e policisë, gjë që nuk ka qenë karakteristike në zyrën paraprake në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov”.

Në hollin e ndërtesës shihet lëvizja e njerëzve të punësuar në PSP, ndërkaq përpara ndërtesës qëndron një veturë – xhip e policisë “Land Rover Defender” dhe disa zyrtarë policor.

Policia tani për tani lejon të fotografohet vetëm nga ana tjetër e rrugës.

Nuk ka informata se në hapësirat e reja sot a do të vijnë personat e ftuar nga PSP në lidhje me rastet të cilat i ka në duar kjo prokurori. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button