Ivanov: Maqedonia krenohet me Nënë Terezën

Presidenti, Gjorge Ivanov me rastin e shenjtërimit të sotshëm të Nënë Terezës tha se vendi është krenar që ka një bashkëqytetare të shenjtë, raporton REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb. Ai tha se Maqedonia duhet të jetë krenare për veprimtarinë e saj dhe çdo gjë ka bërë ajo. Ai poashtu informoi se delegacioni, i cili kishte vend nderi në ngjarje, pati një takim të shkurtër me Papa Françeskun, i cili i konfirmoi Ivanovit se do të vijë në Maqedoni.

Papa në një ceremoni të mbajtur në qendrën “Shën. Pjetri ” në Vatikan e shpalli Nënë Terezën si Të Shenjtë. Vend të veçantë në këtë ceremoni përveç delegacionit nga Maqedonia, kishin edhe nga Shqipëria dhe India, si vendet e lindjes së saj, prejardhjes dhe misionit. Në shenjtërimin e Nënë Terezës kanë marrë pjesë besimtarë të shumtë dhe personalitete nga e gjithë bota.

Nesër, në qendrën “Shën Pjetri” do të mbahet mesha e mëngjesit për nder të Nënë Terezës, të cilën do ta udhëheq sekretari shtetëror i Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin. Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, kurse natyra e saj e mrekullueshme është njohur nga Kisha Katolike Romake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button