Xhaka: Kosova? Më ka ardhur në maje të hundës …

Granit Xhaka ka reaguar prapë në lidhje me akuzat ndaj tij për vendimin që të vazhdojë të luajë për Zvicrën.

Granit Xhaka ka bërë një reagim të ri ndaj akuzave se refuzoi Kosovën për të vazhduar të luajë me Zvicrën.

Gjatë një interviste për “Appenzeller Zeitung” të Zvicrës, ai ka thënë se ishte nën presion të madh.

“Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet”, ka deklaruar ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Letra ime në “Instagram e shpjegon qartazi përse unë vendosa që të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen”, vazhdoi ai.

“Por kur titujt e gazetave prodhohen me përkthime të shtrembëruara, atëherë unë mendoj se kjo është shumë. Më tepër nuk kam çfarë të them për këtë temë’, ka theksuar Xhaka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button