Mogerini dhe Han në Ankara do të bisedojnë për ardhmërinë e marrëdhënieve mes Turqisë dhe BE-së

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë  të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han, më 9 shtator do ta vizitojnë Turqinë, ku do të bisedojnë për ardhmërinë e marrëdhënieve të BE-së me Turqinë pas tentimit për grusht shtet.

Këtë e informoi Mogerni pas takimit jozyrtar të ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Bratislavë, cituar nga TASS.

Ajo deklaroi se me Han do ta vizitojnë Ankaranë për raund të ri nga dialogu politik i nivelit të lartë dhe do ta shqyrtojnë ardhmërinë e marrëdhënieve bilaterale pas tentimit për grusht shtet, që BE-ja kategorikisht e dënoi.

Turqia u dakordua ta vazhdojë zbatimin e marrëveshjes me BE për migrantët edhe të dy palët do të vazhdojnë të punojnë në  liberalizim e vizave, shtoi Mogerini, cituar nga mediat britanike.

Njëkohësisht, ajo i bëri thirrje Turqisë që edhe njëherë të mendoj për problemin me kthimin e dënimit me vdekje në vend,  që shkakton shqetësim serioz në Bashkimin Evropian.

Mogerini nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve për atë kur Ankaraja mund të pret që BE-ja t’i heqë vizat për shtetasit turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button