Marin Le Pen: Nëse bëhem presidente e Francës do të organizoj referendum për dalje nga BE

Kryetarja e partisë franceze ekstreme të djathtë “Fronti kombëtar”, Marin Le Pen, sot tha se nëse fiton në zgjedhjet presidenciale në Francë në vitin 2017, për të cilat u kandidua, ajo do të organizojë referendum për anëtarësimin e mëtejshëm të Francës në BE, njoftojnlë mediat franceze.

“Britanikët e zgjodhën fatin e tyre dhe vendosën ta braktisin Bashkimin Evropian. U përcaktuan për pavarësi…Referendum të tillë për anëtarësimin e Francës në BE edhe unë do të organizoj, pasi ju keni të drejtë të fjalës”, tha Le Pen në fjalimin deri te ithtarët në qytetin verilindor Brashe, transmeton gazeta “Figaro”.

Ajo francezëve u porositi se mund “sërish të bëhen popull i lirë, krenar dhe i pavarur”

“Mundemi Francës t’ia kthejmë vendin ku i tajkon në botë”, tha liderja e së djathtës ekstreme franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button