Latifi – Bader, shikojeni çfarë ndodhi në matje (VIDEO)

Ilir Latifi është gati për ballafaqimin e madh kundër Ryan Bader në UFC. Luftëtari kosovar në intervistën e fundit para meçit është shprehur optimist për shanset e tij.

“Është një duel i rëndësishëm, ndeshja e fundit është gjithmonë më e rëndësishmja, dhe kjo është e ardhshmja për mua. Ryan është kundërshtar i fortë dhe do të jetë një sfidë e madhe për mua”, deklaroi ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Kurrë nuk e dini se si do të përfundojë, nëse do të ketë goditje, mundje apo diçka tjetër. Ka mundësi të përfundojë në të gjitha format, por të shohim se si do të përfundojë”, shtoi ai.

Bader është më i gjatë se Latifi. Por, ky i fundit thotë se është mësuar të jetë në disavantazh sa i përket gjatësisë.

“Gjithmonë jam mësuar të luftojë me kundërshtarë më të gjatë, andaj është e rëndomtë për mua. Unë gjithmonë synoj ta përfundojë punën. Unë synoj kreun dhe për këtë punoj çdo ditë”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button