Prej sot ka filluar monitorimi i mediave

Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale prej sot ka filluar të monitorojë se si raportojnë mediat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mediat do të ndiqen sipas metodologjisë së njëjtë që vlente edhe për zgjedhjet e anuluara në prill, transmeton Alsat-M.

“Me metodologjinë që vlen prej sot, agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale fillon monitorimin njëqind ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve”, thanë nga agjencia për media.

RISI: VËZHGIMI I PUNËS SË MEDIAVE FILLOI 100 DITË PARA ZGJEDHJEVE

Paraprakisht mediat monitoroheshin 80 ditë para ditës së zgjedhjeve. Risi është edhe ajo që raportet për balancim do të bëhen çdo shtatë, e jo dhjetë ditë, siç ishte rregulluar me metodologjinë e re e cila tashmë nuk vlen. Nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale shprehen se do të kenë kujdes për atë se cila parti politike është e përfaqësuar në hapësirën mediatike, dhe nëse ka raportim të balancuar. Sikurse më parë, nuk do të guxojë të favorizohet një parti e caktuar politike. Gazetarët do të duhej t’i kushtojnë rëndësi tonit, por edhe kornizës në të cilën është përpiluar raporti. Prej sot nuk do të mund të bëhet reklamim i aktiviteteve të partive politike. Ndërpritet reklamimi i të gjitha aktiviteteve të Qeverisë dhe institucioneve që 倀nancohen nga Buxheti. Monitorimi do të ushtrohet 24 orë nga një ekip i Agjencisë. Sipas metodologjisë, gjatë periudhës prej shpalljes së zgjedhjeve deri në 倀llim të fushatës zgjedhore, objekt i monitorimit do të jenë dy serviset televizive dhe radiot e Servisit publik. Kanali qw transmeton kuvendin, si dhe pesë televizionet kombëtare dhe satelitore, katër radio kabllore dhe dy radio komerciale. Përkundër insistimit të shoqatave dhe asociacioneve mediatike, portalet nuk do të jenë objekt monitorimi në periudhën parazgjedhore nga ana e Agjencisë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button