Mediet në Serbi: Tradhtari Vuçiq nuk e ndalojë Thaçin që të shkojë në Jarinjë

Nuk rreshtin reagimet e ashpra në Serbi pas vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në pikën kufitare në fshatin Jarinjënë veri të Mitrovicës.

Portali i njohur serb, “Mendimi i ri politik serb” (NSPM), shkruan se “frytet e politikës tradhtare të Vuçiqit janë vizitat e Thaçit në Jarinjë.

“Për shkak të vizitës së Thaçit në Jarinjë, ish-presidenti iSerbisë, Boris Tadiq, do të përmbysej në revolucion. Prandaj, në vend të tij është sjellur një manipulues gebelsian i sojit të Toni Blerit, Mekejni dhe Bajdenit”, shkruan NSPM.

Komentues në të përditshmen beogradase “Danas” kanë shkruajtur se vizita e presidentit Thaçi në Jarinjë është një shuplakë e radhës ndaj shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Një nga komentuesit thotë se “kjo është një shuplakë ndaj Gjuriqit, ai vetëm skuqet ndërsa ata po e mbajnë si një bimë narkotike? Si ka fytyrë të thotë se kemi fituar edhe para fillimit të ndeshjes, madje 5:0, dhe se sipas tij shqiptarët nuk janë të nivelit tonë. Jepni poste serbëve që jetojnë në Kosovë e jo këtyre mangupave të Beogradit”.

Në portalin tjetër të njohur serb, B92, komentuesit shkruajnë: “Z. Gjuriq, për dallim nga ju, Thaçi nuk kërkon leje për të shkuar në pjesën veriore të Kosovë. Ndërkaq, ju e keni kushtmarrjen e lejes nga Qeveria e Kosovës për të vizituar Kosovën”.

Komentuesit në portalin e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) kanë reaguar duke thënë se “për çfarë flet o njeri, ai është president i zgjedhur i Kosovës, dhe çfarëdo që ne mund të mendojmë për atë, ai ka të drejtë për lëvizje të lirë. Mjaft më me getoizim, kush do të të pranojë në Evropë me mendësinë qe e ke”.

Në portalin e televizionit të njohur rajonal, N1, komentuesit shkruajnë se “me mosnjohjen e Kosovës nga ana jonë, ne e keminjohur atë edhe më keq seç e kemi pranuar publikisht”.

Komente të gjata janë shkruar edhe në të përditshmen “Politika”.Në njërin nga komentet në portalin e kësaj gazete thuhet:

“Pas Srebrenicës, dhe që nga Dubrovniku, Sarajeva, Vukovari… dhe të gjithë gjenocidet dhe krimet e tjera, dhe pas kërcënimit nga ana e Sheshelit që do të dëbonte të gjithë shqiptarët në Shqipëri, si dhe pasi që Vuçiq kishte thënë paraprakisht “do t’i vramë 100 myslimanë për një serb të vrarë”, komunitetin ndërkombëtar kishte vendosur që t’i jepte fund plaçkës së luftës. Në Rambuje kishin ofruar maksimumin e mundshëm, ngjashëm siç u kishin ofruar serbëve në Kroaci, por Millosheviq nuk i kishte pranur ofertat dhe zgjodhi që ta humbte Kosovën përmesluftës. Ai e ka ditur se nuk ka pasur kurrfarë gjasa dhe shumë qartë e kishin udhëzuar se çfarë duhej bërë. Ndërkaq, ajo farsame “referendumin” dhe pyetja bërë popullit se a jeni “të pajtimit” që të tjerët të përzihen në punët tona” është absurd mbiabsurde. “Ai kishte harruar” të përmendet koston e këtij veprimi”.

Një komentues tjetër pyet se pse presidenti Thaçi nuk do të duhej të guxonte të vizitonte veriun e Kosovës?

“Ai nuk po shkon atje me tanke dhe me qëllime të këqija. Dhe ai duhet të shkojë në të gjitha pjesët ku ka qytetarë të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo fetare. Të bisedojë me ata dhe që së bashku të kërkojnë zgjidhjet ndaj të gjitha problemeve. Të bisedojë më njerëzit normal, ndërsa me ekstremistët nuk mund ta bëjë këtë, qofshin ata shqiptarë apo serbë. Mjaft më me barrikada, “parqet të paqes”… zjarrvënie të qëllimshme ndaj kafiterive vetëm se dikush atje qenka i padëshirueshëm dhe se ka pirë kafe. Lufta kundër armikut të përbashkët, papunësisë dhe varfërisë nuk mund të bëhet në rrethana të atilla. Dhe e vetmja mënyrë është përmes arsimimit, qoftë atij formal apo profeisional. Sot ose kurrë!” , transmeton Zëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button