Haliti pranon se nuk i kishin votat për Demarkacionin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike, Xhavit Haliti, ka pranuar se të enjten koalicioni qeverisës nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Haliti ka thënë se partitë në koalicion duhet që të punojnë në sigurimin e votave për seancën kur në rend dite të jetë Demarkacioni.

“Pengesa kryesore për mos tu ratifikuar ka qenë numri deputetëve në sall, kundërshtimi për të votuar i opozitës dhe i Listës Serbe, dhe kjo domosdoshmërish ka ndikuar të mos vihet në votim për shkak se votat kanë qenë më pak se sa nevojiten”, ka thënë Haliti për lajmi.net
E për ti sigurua votat e mjaftueshme Haliti ka thënë se partitë duhet biseduar me deputetët, pasi sipas tij, Kosova nuk e ka komoditetin që këtë marrëveshje ta rinegociojë, nëse skenari i së enjtes përsëritet edhe në seancën e radhës.

“Varianti i parë i mundshëm është që të punojnë partitë nëse duan që ti kenë votat për ta miratuar Demarkacionin”,ka thënë Haliti.

Ai ka përendur edhe deklaratat e zyrtarëve të ShBA-ve dhe të BE-së, si dhe të Presidentit të Malit të Zi që kufiri nuk ka ndryshuar dhe se deputetët duhet ta votojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button