Sulm islamofobik ndaj një xhamie në Stokholm
![Sulmi ndaj xhamisë](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/09/20160902_2_18914752_13839260_Web-640x480.jpg?fit=640%2C480&ssl=1)
Një xhami në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm është bërë preh e një sulmi islamofobik, raporton Anadolu Agency (AA).
Në derën e xhamisë Stockholm e cila është një nga xhamitë më të vjetra dhe më të mëdha në kryeqytet ishte shkruar me bojë ”Islami është fe e së keqes”.
Policia suedeze ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen, si dhe ka fshirë shkrimin mbi derë.
Kryetari i Federatës Rinore Islame të Suedisë Jasri Khan, tha se kjo xhami ka qenë edhe më parë preh e sulmeve të ngjashme. ”Për shkak të publikimeve të mediave liberale në Suedi racizmi dhe islamofobia është gjithmonë e në rritje. Dhe ne jemi duke e vuajtur këtë.” ka thënë Khan në fjalën e tij.
Xhamia ku kryejnë ritet fetare besimtarë, shumica e të cilëve vijnë nga vendet afrikane, edhe më parë ka qenë preh e sulmeve të ngjashme. Më parë në derën e saj ishte vizatuar një kryq i thyer.