Anketë: Policia e korruptuar, por qytetarët i besojnë

Policia është institucioni i cili ka më shumë besim mes qytetarëve, ndërkaq ajo është shumë e korruptuar. Kështu tregon hulumtimi i mendimit publik në temën “Qëndrimi i qytetarëve rreth punës së policisë”, të cilën e ka bërë “Pointplus”, rrjeti rajonal i shtatë organizatave qytetare të Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.

“Rezultatet kanë treguar se 58.5% e të anketuarve kanë kryesisht ose plotësisht besim në polici, ndërkaq një e katërta janë përgjigjur se nuk anë aspak besim në polici. Femrat më shumë i besojnë se meshkujt, ndërkaq te të rinjtë, meshkujt kanë besim më të ulët. Përveç asaj, besimi i tyre është më i madh te të punësuarit e sektorit publik, pensionistët, ndërkaq te studentët dhe të të papunësuarit më pak ka besim”, tha Filip Stojkovski nga OJQ “Analitika”.

Edhe pse gjysma e të pyeturve kanë thënë se kanë besim në polici, megjithatë ky institucion vlerësohet si më i korruptuari. Se policia është e korruptuar, vlerësojnë 57.6%, ndërkaq si institucion më të korruptuar të pyeturit e vlerësojnë gjyqësorin me 67.2%, transmeton Portalb.

Sipas hulumtimit, policia kufitare dhe e komunikacionit janë më të korruptuar, bashkë me bashkëpunëtorët politik të ministrave të Punëve të Brendshme.

Se politikanët kanë ndikim ndaj të punësuarve në polici, vlerësojnë 55%, ndërkaq 41.2% e të pyeturve vlerësojnë se kandidatët punësohen nëpërmjet lidhjeve politike. Dy e treta vlerëson se policia punon për mbrojtjen e interesave të caktuara grupore.

Hulumtimi është bërë nëpërmjet anketës telefonike në prill të vitit 2016, janë marrë në pyetje 1000 persona, nga ana e Agjencisë “IPSOS”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button