Spasovski: Sonte do të dihet se cilët do të jenë ministra dhe zv/ministra të LSDM-së

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së dhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk ka dashur t’i zbulojë emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të cilët duhet t’i emërojë LSDM në Qeverinë Kalimtare për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njofton Portalb.

Ai gjithashtu nuk ka treguar edhe për atë se a do të jetë ai ministri i Punëve të Brendshme.

“Organet më të larta të partisë sonte do të vendosin se cilët do të jenë emrat e ministrave dhe zëvendësministrave”, u shpreh Spasovski.

Spasovski, i cili ka marrë pjesë në  prezantimin e hulumtimit “Qëndrimi i qytetarëve rreth punës së policisë”, tha se patjetër duhet me përkushtim të punohet në çrrënjosjen e korrupsionit në politikë dhe kthimin e besimit te qytetarët në këtë institucion. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button