Irani ka shprehur shqetësim për shkak të operacionit ushtarak turk në Siri

Ministria iraniane e Punëve të Brendshme ka shprehur shqetësim serioz për shkak të ofensivës së vazhdueshme turke në Sirinë veriore, me ç’rast e ka theksuar domosdoshmërinë që të ruhet sovraniteti i vendit, transmeton TASS.

“Të gjitha veprimet, të cilat hedhin hije mbi autoritetin politik të Qeverisë së Sirisë, janë të papranueshme”, deklaroi mbrëmë Bahram Gasemi, zëdhënës i Ministrisë.

Rritja e numrit të veprimeve ushtarake në Siri vetëm do të sjellë deri në rritje të viktimave civile. Armata turke duhet menjëherë ta ndërpresë operacionin ushtarak në Siri, konkludoi Gasemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button