Vaksinat kundër HIV gjatë 10 viteve e kanë zvogëluar numrin e infeksioneve për 90 për qind

Hulumtimi i paradokohshëm i vaksinave kundër virusit human papiloma (HPV) zbuloi se gjatë dhjetë viteve, nga fillimi i shfrytëzimit të saj, shkalla e infeksionit me HPV ka rënë madje për 90 për qind në vendet ku rregullisht shfrytëzohet, shkruan “Sajns Alert”.

Hulumtimi, gjithashtu ka treguar se mbi 187 milionë doza të vaksinave janë shfrytëzuar në 130 vende të botës dhe se në një pjesë prej tyre shkalla për infeksion ka rënë për 90 për qind, ndërsa rënie të ngjashme është vërejtur edhe tek lythat gjenitalë dhe në abnormalitetin e qafës së mitrës.

Këto rezultate janë konfirmuar nga Suzan Gerland, kompetente për këtë hulumtim nga Spitali mbretëror i grave në Australi.

HPV dhe DNA janë viruse të cilat barten përmes marrëdhënies seksuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button