Yildirim: Turqia do të vazhdojë ofenzivën

Turqia do të vazhdojë ofenzivën në Sirinë veriore derisa të eliminohen të gjitha kërcënimet ndaj Turqisë dhe të garantohet siguria vendit.

Kështu ndër të tjera ka pohuar kryeministri turk Binali Yildirim, i cili ka thënë se ushtria turke do të vazhdojë të përkrahë Ushtrinë e Lirë Siriane derisa të eliminojë të gjitha grupet e armatosura në kufi të Turqisë më Sirinë.

Turqia ka nisur një ofenzivë tokësore në Siri ndaj pozicioneve të ISIS-it dhe forcave militante kurde në afërsi të kufirit.

Turqia ka probleme të shumta edhe të brendshme me kurdët dhe në jug të Turqisë ka pasur sulme të shtuara terroriste që ndërlidhen me militantët kurdë dhe me ISIS-in.
Para ditsa ditësh ushtria turke ka njoftuar për 25 të vrarë në luftime me militantët kurdë, kusre numri i të vrarëve që nga fillimi i ofenzivës tokësore vlerëoshet në dhjetëra.
Luftimi i militantëve kurdë e ka vendosur Turqinë në pozitë të palakueshme në krahasim me Shtetet e Bashkuara, aleatin kryesor të Turqisë në NATO.

Shtetet e Bashkuara i kanë alaet kryesor në terren kurdët të cilët po ashtu luftojnë ISIS-in por kohëve të fundit janë ndërmjet dy fronetve me që duhet të mbrohen edhe nga ofensive turke./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button