Ngelet e hapur çështja e zgjedhjes së anëtarit të pestë të trupit ad – hok për media

“Takimi nuk solli asnjë rezultat, këtë dola t’ua them edhe para juve mediave, derisa ende nuk ka filluar takimi i liderëve, ku duhet edhe të caktohen kushtet për zgjedhjet eventuale. Ne në ndërkohë po i shqyrtojmë kandidatët që janë paraqitur vullnetarisht për të qenë anëtarë i pestë i këtij trupi”, tha anëtari i trupit ad – hok i zgjedhur me propozim të LSDM-së, Lubomir Kostovski, duke e lënë të hapur se takimi i komisionit mund të thirret edhe sot brenda ditës, raporton Portalb.

Përndryshe, para se të fillojë takimi, vetë anëtarët e Komisionit janë shprehur skeptik se mund të ketë ndonjë vendim.

“Të gjitha opsionet janë të hapura. Për momentin nuk ka ndonjë vendim, por nuk do të thotë që brenda ditës nuk mund të ndryshojë diçka”, tha Sllagjana Dimishkova, anëtare e Komisionit e zgjedhur me propozim të VMRO – DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button