Takim i ri i komisionit për mediumet për zgjedhje të anëtarit të pestë

Komisioni i përkohshëm për ndjekje të përfaqësimit mediatik sot në mesditë do të vazhdojë me bisedimet qëllimi i së cilit është të zgjidhet anëtari i pestë i komisionit. Afati për zgjedhjen e anëtarit të pestë, i cili në pajtim me marrëveshjen politike duhet të jetë shqiptar, skadoi javën e kaluar.

Dhjetëra gazetarë dhe profesor u kandiduan për këtë pozitë, ndërsa kandidati Daut Dauti dje njoftoi se ai e tërheq kandidaturën e vet. Kandidati potencial për anëtar të pestë në trupin monitorues ad­hok, Daut Dauti është tërhequr nga kandidatura për anëtar të mundshëm në këtë komision, ku për të njëjtën ka njoftuar edhe Agjencionin për audio dhe shërbime audiovizuele dhe të gjitha mediat e tjera të vendit.

Ai mes të tjerash i falënderon të gjithë ata që i dhanë mbështetje kandidimit të tij për anëtar të këtij komisioni. Dauti poashtu i dëshiron punë të mbarë kundërkandidatit të tij dhe shpreh falenderime ndaj subjektit më të madh politik shqiptar nga Maqedonia, BDI­-së të cilët i dhanë mbështetje të palimitueshme personalitetit të tij si gazetar profesionist. Anëtari i pestë i Komisionit duhet të zgjidhet me konsenzus.

Ljubomir Kostovski, anëtar i Komisionit propozuar nga ana e LSDM­së, deklaroi se për atë kandidat i vetëm i pranueshëm është Sefer Tahiri nga Këshilli për etikë në media në Maqedoni. Edhe LSDM­ja i bëri thirrje Komisionit që ta emërojnë Tahirin për anëtar të pestë. nh/mp/10:12

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button