Tajfuni godet Japoninë, 11 të vdekur dhe tre të zhdukur

Tajfuni i cili goditi pjesën veriore të Japonisë duke shkaktuar përmbytje dhe shembje të shtretërve të lumenjëve, ka lënë të vdekur së paku 11 persona ndërsa 3 llogariten si të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia lokale e lajmeve Kyodo, informoi të mërkurën se nga viktimat e paraqitura, nëntë janë gjetur në afërsi të një azili për pleq ku besohet se kanë jetuar.

Këshilli lokal për mirëqenie sociale është cituar të ketë thënë se se rreth 70 – 80 banorë të azilit për pleqë janë evakuuar me helikopterë.

Në ishullin Hokkaido, tre persona llogariten për të zhdukur pasi kanë rënë në lumenjtë me ujëra të mëdha në qytetet Taiki, Shimizu dhe Shintoku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button