Përgjimet çuan në arrestimin e aktivistëve të VV-së

Veprimevet ligjore, përfshirë edhe përgjimin e telefonatave, që nga nata e 4 gushtit, kur u sulmua ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, kanë rezultuar me arrestimin e sotëm të gjashtë të dyshuarve për ndërlidhje me këtë akt, u tha sot në një konferencë të përbashkët, të jashtëzakonshme për shtyp, të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

“Përmes përgjimeve i kemi vërtetuar dyshimet të cilat janë mbledhur më herët nga ana e Policisë dhe prokuroria ka ardhur në përfundim dhe ka urdhëruar edhe bastisje ku janë gjetur edhe armë dhe kemi ardh deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuar për të cilët këta të dyshuar kanë kryer vepër penale”, ka thënë prokurori i Prokurorisë Speciale Abdurrahman Islami.

Me këtë rast ishin arrestuar Adea Batusha, Astrit Dehari, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi, të gjithë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!, ndërkohë që kjo lëvizje kishte mohuar fajësinë e tyre dhe ndërlidhjne e armëvbe të gjetura me sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Islami ka paralajmëruar edhe parashtrimin e kërkesës për masën e paraburgimit në Gjykatë.

Nga ana tjetër, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Kundër Terrorizmit i Policisë së Kosovës, Luan Keka, ka folur për komunikatën e cila u është dërguar mediave në emër të “Rugovasve”, të cilët e  merrnin përgjegjësinë për sulmin.

“Kanë filluar hetimet në dy pika, në identifikimin e kryerësve të sulmit dhe në identifikimin e atyre që kanë pranuar përgjegjësin për sulmin. Provat na kanë dërguar tek i njëjti grup, përkatësisht te të 6 të arrestuarit”, ka deklaruar Keka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button