Anketë nga USAID: Korrupsioni dhe mitmarrja në nivel të lartë në Maqedoni

Korrupsioni dhe mitmarrja vazhdojnë të brengosin vendin. Raporti vjetor i USAID-it dhe Qendrës maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar tregon se kjo dukuri negative aspak nuk është ndryshuar ndër vite në Maqedoni.

Mitmarrja vazhdon t’i hap dyert e institucioneve dhe i njëjti të mos denoncohet nga qytetarët, ndërsa grupi target për të kërkuar mitmarrje në të shumtën e rasteve janë shqiptarët. 29,2 prej gjithsej 30 për qind e të anketuarve në këtë hulumtim kanë thënë se kanë dhënë të holla për të mbaruar ndonjë punë në institucion.

“Shqiptarët e Мaqedonisë janë ata të cilët kanë përjetuar mbi supe më shumë korrupsion. Atyre u kërkohet më shumë mitmarrje se sa tjerëve. Nga mbi 83 për qind e shqiptarëve që u është  kërkuar mitmarrje, rreth 80 për qind e tyre kanë dhënë mito. Te maqedonasit situata është pak më ndryshe, tek 40 për qind që u është kërkuar, 35 e tyre kanë dhënë mitmarrje”,- tha Emine Nuredinoska nga QMBN.

Në këtë hulumtim, gjykatësit, prokurorët, ministrat dhe deputetët janë perceptuar si më të korruptuarit në shoqëri. Njohësit e kësaj çështje në rajon thonë se Maqedonia duhet ndjekur shembullin e Kroacisë në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se në proces duhet kyçur mediat dhe i tërë sistemi gjyqësor.

“Maqedonia për fat të keq ndodhet në grupin e vendeve me korrupsion të lartë. Është vend ku ka tri herë më shumë korrupsion se në Kroaci dhe autoritetet e Maqedonisë duhet luftuar këtë dukuri. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, problemi kryesor te këto vende qëndron te kapja e shtetit, sepse personat që udhëheqin vendet, politikanët, gjykatësit dhe prokurorët janë përfshirë në procesin e korrupsionit”,- theksoi Ruslan Stefanov nga Bullgaria.

I vogël është rasti i atyre që kanë denoncuar korrupsionin edhe atë vetëm 7,4 për qind e të anketuarve. Derisa 85 për qind e të tjerëve nuk e kanë bërë këtë. Hulumtimi është bërë në periudhën shkurt 2016 dhe i njëjti është realizuar me 1.000 të anketuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button