Prenoto biletat, ky është muaji më i lirë për të udhëtuar

Si fillim. Më mirë të mos bëjmë pjesë në kategorinë e njerëzve që kanë filluar të urojnë “Një vjeshtë të mbarë” që tani. Pse mos jemi njerëz të pushimeve? Njerëz që pavarësisht rrethanave preferojnë çdo muaj të vitit për të udhëtuar, sikur edhe në qytetin apo fshatin më të afërt.

Ndaj pa ikur 15 ditët e para të shtatorit dhe pa u dëgjuar zilet e para të shkollave, vera nuk ikën. Po edhe sikur të ikë, do të thotë që nuk mund të shkojmë askund? Sigurisht që jo! Sapo zbuluam muajin më të lirë në të cilin mund të udhëtosh me aeroplan me çmime shumë të arsyeshme.

Fluturimet më të lira, sipas aplikacionit Hopper realizohen në muajin…tetor. Atëherë kërkesat nuk janë të larta, pasi shpenzimet e verës kanë bërë të vetën.

Si thoni? Ikim?

Shënim. Nuk është e thënë të udhëtojmë vetëm me aeroplan. Udhëtimet më të bukura realizohen me çdo mjet transporti, edhe me pak shpenzime. Mjafton dëshira dhe një shpirt pak më shumë aventurier.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button